Edhe një viktimë sot në Kosovë, vdes 23-vjeçari në një aksident në Pejë

23:33 | 6 Qershor 2022
A Z

Policia e Kosovës ka konfirmuar se një person ka vdekur si shkak i një aksidenti trafiku të ndodhur në rrugën Pejë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Qyshk.

Policia ka njoftuar se rreth orës 21:25 janë informuar për aksidentin, ndërsa vendit të ngjarjes i janë përgjigjur njësitet kompetente të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Pejës.

“Deri te aksidenti ka ardhur pasi që ngasësi i veturës duke mos iu përshtatur kushteve të rrugës dhe shpejtësisë, me të arritur në fshatin Qyshk, del nga rruga dhe ndeshet me një veturë (kombi) i cili ishte i parkuar jashtë rruge duke shkaktuar aksident trafiku.”, thuhet në njoftimin për media.

Gjithashtu u tha se i lënduari është dërguar në Spitalin e Pejës dhe sipas ekipit mjekësor, viktima (mashkull i lindur në vitin 1999), në spital ka arritur pa shenja jete.

“Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.”./arbresh.info/

LEXO EDHE:

Aksident i rëndë në Qyshk të Pejës