Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçka, ka njoftuar se Projektligji për Pagat në Sektorin Publik dhe Projektligji për Zyrtarët Publik, janë vendosur në platformën për diskutim publik.
Sveçla ka thënë se për tri javë, të gjithë do ta kenë mundësinë të adresojnë çdo koment apo sugjerim lidhur me këto dy projektligje.
“Siç deklarova në konferencën e përbashkët me Kryeministrin Kurti, nga sot janë vendosur në platformë për diskutim publik Projekt Ligji për Pagat në Sektorin Publik dhe Projekt Ligji për Zyrtarët Publik. Për 3 javë nga sot, të gjithë do të keni mundësinë të adresoni çdo koment apo sugjerim lidhur me këto dy projekt-ligje apo pjesë të caktuara të tyre. Si Ministri e mirëpresim kontributin e të gjitha palëve të interesit, në mënyrë që këto dy projekt-ligje të ofrojnë më të mirën e mundshme”, ka shkruar Sveçla./arbresh.info/
Jude Bellingham humb disa përballje të rëndësishme pas lëndi...
Arrestohet grupi pas sulmeve në aeroportin e Damaskut, armët...
Takim sekret në Pentagon, SHBA-të dhe Izraeli përballë Irani...
Bora dhe ngricat, Komuna e Prishtinës: Ekipet janë në terren...
Juventusi fiton me rezultat të thellë në udhëtim tek Parma
Atentat në Lezhë, i riu qëllohet me breshëri plumbash brenda...