Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri i ka kërkuar Lëvizjes Vetëvendosje që të votojnë formimin e një Komisioni Hetimor.
Sipas tij ky Komision do të hetojë disa nga proceset që kanë ndodhur së fundmi në vend, përfshirë punësimet në KEK, shtrenjtimin e tarifave të energjisë e të tjera.
Ai po ashtu i kërkoi kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lilës që të votojnë këtë Komision, nëse duan bashkëpunim afatgjatë me opozitën.
“Iniciuesi është PDK-ja. Unë nuk jam në PDK. Unë jam kryetar i Grupit Parlamentar të AAK-së dhe si deputet kam nënshkruar një kërkesë të iniciuesit që shpeshherë ka ndodhur që kolegë deputetët të këtij grupi mos me nënshkru në një kërkesë të opozitës që rrjedhimisht nuk janë iniciues.Kam kërkesë për ty kryetar dhe znj. Kusari -Lila. Është e domosdoshme që nëse dojmë me pas një frymë të një bashkëpunimi afatgjatë për çështje të rëndësishme kërkojmë nga ku që të merrni seriozisht dhe të votoni. Ju themi troç, nuk do të kalojë dhe nuk do të heshtimin dhe nuk do të pranojmë mos themelimin e këtij Komisioni”, tha ai.
Më tutje, ai deklaroi se nëse pozita mendon se ky Komision është antikushtetues, çështja sipas tij mund të dërgohet edhe në Gjykatë Kushtetuese./arbresh.info/
Era Istrefi në mbështetje të marshit “Drejtësi, jo politikë”
Arne Slot pranon: Liverpool nuk po i përmbush standardet e k...
Policia interviston 14 të dyshuar për manipulim të votave në...
Sekuestrohen mbi 24 mijë euro mbathje sportive të falsifikua...
SHBA dhe Azerbajxhani nënshkruajnë një marrëveshje partnerit...
Basha: Nënkryetarët nesër do të votohen si pako, seanca mbah...