Projekti i aeroportit të Vlorës rrezikon të mos jetë gati për nisjen e fluturimeve në pranverën e këtij viti, siç ishte parashikuar. Paralajmërimi vjen nga përfaqësuesit e kompanisë Mabco, aksionerit kryesor të koncesionit. Sipas tyre, shkak është konflikti mes dy aksionerëve, Mabco Construction e biznesmenit Behgjet Pacolli dhe 2A Group, Valon Ademi.
Në një konferencë për media, përfaqësuesit e “Mabco” thanë se situata është alarmante.
Përfaqësuesi ligjor i shoqërisë zvicerane MABCO sqaroi situatën ligjore, duke theksuar se Gjykata e Apelit ka rrëzuar vendimin e shkallës së parë, por një ditë më vonë, më 23 dhjetor, një tjetër gjyqtar i shkallës së parë ka bllokuar kompaninë me 98% të aksioneve, duke e zhveshur de facto nga prona.
Përfaqësuesit e kompanisë zvicerane ngritën shqetësime për cilësinë dhe sigurinë e aeroportit të Vlorës, ndaj kërkojnë edhe një auditim nga kompani të huaja.
Ndërsa përfaqësuesi ligjor në Zvicër i shoqërisë paralajmëroi se kjo çështje mund të gjejë zgjidhje në arbitrazhin ndërkombëtar.
Kompania MABCO thotë se vonesat krijojnë kosto edhe për financat e saj, për shkak të një kredie prej 57 milionë eurosh. Vlera e investimit për aeroportin ndërkombëtar të Vlorës, sipas kontratës, është 104 milionë euro, por përfaqësuesit e koncesionit kanë thënë se ajo është më e madhe. Koncesionari parashikon që kompania do të mbajë të drejtën e operimit të kësaj vepre për 35 vite.
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...