Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza është takuar me Ambasadorin e Francës, Olivier Guerot
Në një postim në Facebook, Hamza tha se ambasadori e ka njoftuar që letrën për heqjen e të gjitha sanksioneve të BE-së ia ka përcjellë kabinetit të Presidentit Macron, shkruan Arbresh.info.
“Një takim i shkëlqyer me Ambasadorin e Francës, Olivier Guerot. Ambasadori më njoftoi se letrën time për heqjen e të gjitha sanksioneve të BE-së ia ka përcjellë kabinetit të Presidentit Macron. Populli i Kosovës e meriton mbështetjen, pavarësisht se kush është në qeveri.”, ka shkruar Hamza.
Tutje, kreu i PDK-së theksoi se me si kryeministër, fokus do ta ketë rikthimin e temave të bashkëpunimit ekonomik dhe diplomatik me aleatët tanë.
“Ne biseduam edhe për nevojën e kthimit të normalitetit dhe stabilitetit në vend. Si kryeministër i ardhshëm, fokusi im do të jetë rikthimi te temat e bashkëpunimit ekonomik dhe diplomatik me aleatët tanë.”, u shpreh ai./Arbresh.info/
Osmani solidarizohet me Trump dhe Zonjën e Parë: Sulm qyqar,...
Sulmi i armatosur, Trump publikon pamjet e kamerave të sigur...
Rama dënon sulmin e armatosur në eventin ku ndodhej Trump: G...
“Kujdes me këto postimet”, Elijona dhe Klodi vaz...
Ekipi i FSK-së udhëton drejt Gazës
Arrestohet një person i dyshuar për disa vjedhje të rënda në...