898 qytetarë kërkuan ndihmë mjekësore gjatë fundjavës në spitalin e Pejës

09:25 | 3 Shkurt 2020
A Z

898 pacientë kanë marrë trajtim emergjent gjatë vikendit që sapo kaluam, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 66 nga këta pacientë janë hospitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm.

8 lindje kanë qenë gjatë këtij vikendi, 7 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë ardhur në jetë 8 foshnje dhe sa i përket gjinisë 5 foshnje janë të gjinisë mashkullore dhe 3 të gjinisë femërore.

Analiza kanë kryer 553 pacientë që në total kanë bërë 6,673 analiza.

7 operacione janë kryer gjatë këtij vikendi.

Shpërndaje në rrjete sociale