Sot nga Aeroporti i Munihut janë dëbuar për në Kosovë 83 refugjatë kosovarë të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil.
Ata kanë neglizhuar kërkesën që pas refuzimit të statusit të udhëtojnë vullnetarisht kështu që është dashur të dëbohen në mënyrë të detyruar.
Ministri i brendshëm i Bavarisë Joachim Hermann, me këtë rast ka deklaruar se praktika e dëbimit do të vazhdojë të ndiqet në mënyrë konsekuente nga ky land, transmeton albinfo.
Në mesin e personave që janë detyruar të braktisin Gjermaninë kanë qenë familje me fëmijë, meshkuj që kanë udhëtuar individualisht por edhe disa që kanë kryer vepra penale. Kërkesat e tyre janë hedhur poshtë në mënyrë të plotfuqishme.
Trump: Po shohim shenja përparimi për fundin e luftës Rusi-U...
Kryetari i Fushë Kosovës dorëzon 60 dosje për hetim në Krime...
Aksident i rëndë në Mejë të Gjakovës
SHBA ul tarifat për Indinë në 18 përqind/ Kusht që të ndërpr...
Pas “Memories”, Gjesti nis përgatitjet për këngë...
Aktakuzë kundër dy personave për marrje dhe dhënie të ryshfe...