Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se dje janë ndarë 34 apartamente të reja për 83 banorë të rinj nga komuniteti joshumicë në Suhadoll dhe Graçanicë.
Kurti tha se është krenar me kontributin e dhënë përmes ministrisë për Komunitete dhe Kthim që ka siguruar bashkëfinancimin në këtë projekt, por edhe për partnerët pa të cilët, sipas tij, nuk do të arrihej ky projekt.
“Zyra e BE-së në Kosovë ka dhënë një kontribut të rëndësishëm financiar. Komuna e Graçanicës ka dhuruar tokën dhe ka ndihmuar në projektimin e hapësirave komunale dhe zonave rekreative. UNHCR-ja dhe partneri i tyre zbatues, Advancing Together, i kanë mbështetur të gjithë këto familje përmes vlerësimit dhe përzgjedhjes”
“Dhe Këshilli Danez për Refugjatët e ka bashkërenduar procesin gjatë gjithë kohës. Ky lloj partneriteti – ndërmjet qeverisë qendrore, qeverisjes lokale, partnerëve ndërkombëtarë dhe shoqërisë civile – është ajo çfarë i bën komunitetet e suksesshme dhe të qëndrueshme”, shkroi Kurti, transmeton Klankosova.tv.
Kryeqyteti ndez dritat e fundvitit
SHBA ndalon importin e gomave nga fabrika kineze në Serbi
Kurti premton 1 miliard euro për investime kapitale
Opozita kritikon Vuçiqin për mungesë në samitin BE-Ballkani ...
KFOR-i amerikan në terren: Kështu ndihmohet në ruajtjen e nj...
Sasa flet për lidhjen e saj 10‑vjeçare: Ka mendu që ma ulë v...