Në raportin e fundit të Departamentit amerikan të Shtetit, Kosova këtë vit klasifikohet si një vend burimi dhe destinacioni për trafikimin e qenieve njerëzore.
Ky klasifikim, njëjtë si edhe një vit më parë, e rendit Kosovën në shkallën e dytë, në një sistem me tre shkallë për trafikim me qenie njerëzore.
Përkundër këtij raporti, Policia e Kosovës pohon se ka shënuar një sukses në luftimin e trafikimit me qenie njerëzore dhe shfrytëzimin seksual.
Zëdhënësi i policisë, Baki Kelani, është shprehur se shifra e arrestimeve, me mbi 80 persona në vetëm këtë vit për trafikim, dëshmon për punën e Policisë në luftimin e kësaj dukurie. /Tribuna Channel/
Tërmet në Tetovë
Suedia fiton medaljen e artë në `curling` miks ndaj SHBA-së
Tërmet në Kosovë
Emery fokusohet te e tashmja, flet edhe për të ardhmen e San...
NATO kërkon përgjegjësi nga Serbia për sulmet ndaj KFOR-it d...
Proda: Policët u përballën me barbari ekstreme, 13 persona t...