Tetë persona kanë përfunduar në pranga të Policisë së Kosovës, nën dyshimin se janë përfshirë në veprën penale, “marrje me prostitucion”, raporton “Arbresh.info”.
Policia e Kosovës bën të ditur se Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, në kuadër të veprimeve operativo-hetimore, me qëllim të parandalimit të krimit dhe luftimit të të gjitha dukurive negative duke përfshirë edhe aktivitetet kriminale, gjatë javëve që po lëmë pas me sukses ka realizuar disa operacione taktike operative.
Operacionet policore, sipas këtij njoftimi janë realizuar nëpër rajone të ndryshme,përfshirë Prishtinën, Ferizajin, Mitrovicën etj., ku si rezultat janë arrestuar tetë persona të dyshuar të përfshirë në veprën penale ‘mundësim në prostitucion dhe ofrim i lokaleve për prostitucion, veprën kundërvajtëse ‘marrje me prostitucion’ si dhe janë konfiskuar dëshmi materiale që mund të përdoren për procedim ligjor.
“Këto veprime të kundërligjshme edhe si dukuri, përpos dëmtimit të imazhit të vendit, shtimit të pasigurisë në shoqëri, rritjes së problemeve familjare, ndikojnë edhe në shëndetin e qytetarëve, pasi që Policia gjatë zbatimit të operacioneve ka hasur edhe persona që kanë ushtruar veprimtarinë e ‘marrjes me prostitucion dhe që kanë qenë të infektuar me sëmundje të ndryshme” bën të ditur policia.
Policia u bën apel qytetarëve që t’iu shmangen veprimeve të tilla dhe për çdo rast të dyshuar të njoftojnë Policinë në mënyrë që organet kompetente të ndërmarrin masa parandaluese./ Arbresh.info/
Ngadhnjim Arrni, emërohet kryetar i Gjykatës Themelore në Pr...
Vesa Vllasaliu publikon videon e parë të Mirlind Dakut me va...
Murati: Mbështetje për fëmijë dhe sektorin privat që në fill...
Humb jetën në QKUK këmbësori i aksidentuar në Fushë-Kosovë
Armand Duka: Jemi më të mirë se Kosova
Aktakuzë ndaj zyrtarit të Doganës në Vërmicë për keqpërdorim...