Shefi i kabinetit të Presidencës së Kosovës, Blerim Vela, ka reaguar ndaj një deklarate të presidentit serb Aleksandar Vuçiq.
Vela shkruan se Vuçiqi, njësoj sikurse Putini, po nxit retorikë lufte ndaj shteteve fqinje.
Tutje ai, ka kërkuar që presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, të sanksionohet nga shtetet e tjera sikurse presidenti rus, Vladimir Putin.
“Njësoj sikurse Putini, Vuçiq është i vetmi president shteti në rajonin tonë që kërcënon me veprime ushtarake kundër shteteve fqinje. Sikurse Putini, ai duhet të sanksionohet për rrezikimin e paqes dhe stabilitetit në rajon”, ka shkruar shefi i kabinetit të presidentes.
Vela këtë reagim e ka bërë pas deklaratave të mbrëmshme të presidentit serb, i cili tha se “shqiptarët s’do ta kenë lehtë, nëse do të synojnë të shkaktojnë “stuhi” në veri të Kosovës”./arbresh.info/

Agjentë të FBI shkojnë në Havana, hetojnë shkëmbimin e zjarr...
OVL UÇK kundër rritjes së kostos së telefonatave për ish-bas...
Kthehemi në Hënë, pastaj Marsi: NASA po lanson misionin Arte...
Tahiri thotë se Kurti kishte mundësinë ta zgjidhë presidenti...
Gërvalla takon Palatovën, në fokus reformat në drejtësi
Kurti me mesazh mbështetjeje për FFK-në dhe Kombëtaren e Kos...