Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me kryeministrin Albin Kurti, kanë bërë homazhe te varri i presidentit historik Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi, me rastin e 12 qershorit, ditës së çlirimit të Kosovës.
Presidentja Osmani, tha se Demaçi është mishërimi më i mirë i sakrificës që është bërë me dekada të tëra e se ka treguar se liria e Kosovës ishte më e rëndësishme se ajo individuale.
“Për paqen që sot e gëzojmë janë sakrifikuar, mijëra e mijëra burra e gra të Republikës tonë. Siç e dini 3000 dëshmorë kanë rënë në vetëm gjatë luftës së fundit në Kosovë, 13 mijë civil janë vrarë dhe ende i kemi edhe shumë qytetarë të zhdukur me dhunë. Veprimtari Adem Demaçi është mishërimi më i mirë i kësaj sakrifice që është bërë për dekada të tëra, jemi këtu për të nderuar këtë sakrificë të tij, këtë vetëmohim të tij dhe shembullin që e dha duke treguar se liria e Kosovës ishte shumë më e rëndësishme se liria individuale”.
Faza përmbyllëse e gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së nis të ...
Rihapja e Tik-Tok, Rama: Nuk ishte dorëzim, janë vendosur me...
19-vjeçarja Lara Colturi shkruan histori në sportet dimërore...
Vetplagoset me armë zjarri një person në Drenas
Policia e Kosovës: 68 aksidente në autostrada gjatë muajit j...
Gazeta spanjolle e bindur: Reali është penduar që e ka huazu...