Gruaja fjaloset me burrin, nga revolta godet derën dhe lëndohet

09:13 | 13 Shkurt 2022
A Z

Policia e Kosovës ka njoftuar se burrë e grua, janë shoqëruar në stacionin policor, pasi që ishin fjalosur në mes vete.

Sipas policisë, nga revolta gruaja ka goditur derën dhe është lënduar.

Ndërsa, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është dërguar në strehimore.

Njoftimi i plotë i PK-së:

Lipjan 12.02.2022 – 10:55. Janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuarit (burrë e grua) kosovar-e, pasi që ishin fjalosur në mes vete. Nga revolta gruaja ka goditur derën dhe është lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është dërguar në strehimore./arbresh.info/