Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bedri Hamza ka vizituar ICK-në.
Ai u shpreh se është impresionuar me projektet e tyre të inteligjencës artificiale, sigurisë kibernetike, printimit tredimensional dhe shumë nisma të tjera që siç tha ai, do ta transformojnë Kosovën, shkruan Arbresh.info.
“Në ICK, në shtëpinë e madhe të teknologjisë dhe inovacionit, me liderët e ekonomisë së re të Kosovës. I impresionuar me projektet e tyre të inteligjencës artificiale, sigurisë kibernetike, printimit tredimensional dhe shumë nisma të tjera që do ta transformojnë Kosovën.”, ka shkruar ai.
Hamza theksoi se ky sektor ka nevojë për përkrahje, sepse krijon vende të shumta të punës dhe ka potencial të madh eksportues.
“Udhëheqësit e ICK-së dhe shumë vajza e djem që po e krijojnë ekonominë e re, i sigurova që si kryeministër do të angazhohem për ta bërë Kosovën shtet të dijes, me ekonomi të zhvilluar dhe me mbështetje konkrete për bizneset digjitale.”, ka shkruar Hamza./Arbresh.info/
53 aksidente trafiku, dy prej tyre me fatalitet, brenda 24 o...
Gjendet e vdekur një shtetase e huaj në shtëpinë e saj në Pe...
Sot paraqitja mbrojtëse e Kushtrim Kokallës për vrasjen e Li...
Digjet një barnatore në Ferizaj, dyshohet se flaka iu vu qël...
“Jam i trishtuar, por krenar për skuadrën”, Sylvinho flet pa...
Teknologji e avancuar në shërbimin shëndetësor, Edi Rama jep...