Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim njoftues ambasadorin e ri të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk. Bëhet e ditur se nikoqiri e mysafiri diskutuan rreth zhvillimeve aktuale politike në vend, derisa kreu i LDK-së thuhet t’i ketë prezantuar ambasadorit edhe propozimin e tij të një qeveri të unitetit.
“Kryetari Abdixhiku prezantoi vizionin dhe qëndrimet e LDK-së për adresimin e situatës politike, përfshirë edhe propozimin për krijimin e një qeverie të unitetit”, njoftoi LDK-ja.
Tutje bëhet e ditur se, në këtë takim, Abdixhiku i ka shprehur mirënjohje për mbështetjen që OSBE i ka dhënë Kosovës ndër vite. “Veçanërisht në fushat e forcimit të institucioneve demokratike, mbrojtjes së të drejtave të njeriut, promovimit të sundimit të ligjit dhe zhvillimit të proceseve zgjedhore”, ka bërë të ditur Lidhja Demokratike në njoftimin e saj.
po ashtu, thuhet se është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit të mëtejmë ndërmjet LDK-së dhe OSBE-së në Kosovë, me fokus në avancimin e demokracisë, forcimin e institucioneve dhe promovimin e pjesëmarrjes qytetare në jetën publike.
“Kryetari Abdixhiku theksoi gatishmërinë e LDK-së për të kontribuar në thellimin e bashkëpunimit me OSBE-në dhe miqtë ndërkombëtarë që mbështesin rrugëtimin demokratik të Kosovës”, përfundon njoftimi që ka shpërndarë kjo parti për takimin që lideri i saj ka pasur me ambasadorin e ri të OSBE-së në Kosovë.
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...