Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka treguar një ngjarje që i ka ndodhur gjatë një vizite në QKMF.
Ai ka treguar se ka takuar një qytetarë rreth moshës 75 vjeçare e cila e ka falënderuar për biletat e autobusit për të cilat tashmë pensionistët nuk kanë nevojë të paguajnë.
Ky gjest, sipas Ahmetit e ka motivuar atë që të punojë edhe më shumë.
Lexoni statusin e plotë të tij:
Gjatë një vizite në QKMF në shkallë takova një qytetare të moshuar rreth 75 vjeç. Kishte ardh për tu kontrolluar dhe pasi më vërejti mu drejtu: A je ti ai i komunës, ai Shpendi a qysh e ki emrin? I thashë po. “Na keni pshtu me qato bileta të autobusit falë që na i keni bo, na keni pshtu”.
Komuna e Prishtines ka shumë probleme e edhe qytetarët kanë shumë halle. Por, më bëri shumë përshtypje qysh një send shumë i lirë për komunen ka shumë ndikim për dikënd, në këtë rast nje biletë 40 cent për një penzioner. E të tilla gjëra ka shumë, prej certifikatave, ndonjë kontrolli shëndetësor e deri te mbulimi i shpenzimeve të varrimit.
Shumë punë të komunes te plakin para kohe, por shpërblimet shpirtërore si kjo ta zgjasin motivimin për punë shtesë.
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...