Kolegji AAB në bashkëpunim me MASHT-in kanë prezantuar rezultatet e mësimit online “Fëmijët online, përdorimi i internetit, rreziqet dhe eksperiencat”, raporton arbresh.info
Hulumtues i projektit, Hasan Saliu tha se ky hulumtim ka nisur që nga 2019 mirëpo është ndërprerë për shkak të pandemisë.
“për konsulencë ndërkombëtare kemi pas me një universitet në Itali. Qëllimi i tij ka qenë që të matet koha e qëndrimit online të fëmijëve për çka e përdorin dhe cilat janë rreziqet. objektivat kanë qenë që të hulumtoj gjendjen në teren se çfarë do të duhej të ndërmerrej dhe tjetra është që të bëhen krahasime se çka dallojnë fëmijët kosovarë më të tjerët”, tha Saliu
Për të marr hulumtime të sakta Saliu thotë se kanë dërguar pyetësorë si tek fëmijët ashtu edhe tek prindërit.
“U kemi dërguar pyetësorë 500 nxënësve. 347 nxënës i janë përgjigjur pyetësorit, 100 për prindërit por janë kthyer të plotësuar vetëm 68”, tha Saliu
Ndërsa, Zija Rexhepi, prorektor për marrëdhënie me publikun tregon të gjeturat të cilat kanë dal nga ky hulumtim.
“pavarësisht lokacionit se ku është shtritë hulumtimi, 93% te anketuar fëmijë janë deklaruar se posedojnë smart phone. Sipas të dhënave 88 qasen përmes mobilit. 82 përmes një llap topi. Një rol te rëndësishëm e ka kohëzgjatja qëndrimi në telefon. Pjesa dërmuese janë përgjigjur se deri në dy orë. 32 janë deklaruar se gjatë pushimit qëndrojnë katër orë. Gjatë ditëve të mësimit qëndrojnë deri në 6 orë online”, tha Rexhepi.
“”Ajo çka dominon është se fëmijët nga 11 deri 16 shikojnë videoklipe. 72% thonë se janë të fokusuar në rrjete sociale kryesisht në instagram”, tha Rexhepi./arbresh.info/
Policia kap 31-vjeçarin që postoi video duke shtënë me armë ...
Zgjedhjet në datën e preferuar të VV, Osmani partive opozita...
Arian Tahiri, befasia e zgjedhjeve të 28 dhjetorit
Tragjedia në Crans -Montana, identifikimi i të vdekurve apo ...
Hapet pika kufitare e Qafë-Thanës, ishte e bllokuar që prej ...
Të paktën 24 të vrarë pas sulmit ukrainas në rajonin e pusht...