Ministri i Financave Hekuran Murati ka thënë se raporti import-eksport është përmirësuar gjatë dy vjetëve të fundit.
Sipas tij, në vitin 2019, ky raport ishte 1:9, ndërkaq tani është 1:6.
Ai tha se ky hendek do të zvogëlohet edhe më tej, falë masave mbështetëse për prodhuesit.
Postimi i plotë:
Në vitin 2019, raporti eksport:import i mallërave ishte ?1:9.
Pra për çdo euro që mirrej nga malli i eksportuar, nëntë euro mall importoheshin.
Me rritjen enorme të eksportit dy viteve të fundit, ky raport është përmirësuar dukshëm dhe aktualisht është ?1:6.
Ky hendek do të zvogëlohet edhe më tej, falë masave mbështetëse për prodhuesit tanë.
✅ 120 milionë euro për subvencionim të çmimit të energjisë elektrike.
✅ 50 milionë euro për subvencionim të produkteve bujqësore.
✅ 15 milionë euro për Masën 2.1, mbështetje për kredi investuese.
✅ 10 milionë euro mbështetje për eksport dhe çertifikim të produkteve.
✅ Mbështetje në rritje të punësimit e ngritjes së kapaciteteve njerëzore.
✅ Kursim në kosto e kohë me terminalet shtetërore./arbresh.info/
Gjendet pa shenja jete një 86-vjeçar në shtëpinë e tij në Ra...
Italia heton turizmin e snajperëve në Sarajevë gjatë luftës ...
Vazhdon rënia e Bitcoin-it
Ishulli grek ofron akomodim falas për ata që kujdesen për ma...
Rinia e PDK-së zhvillon sot aksion simbolik para ndërtesës s...
MPB lanson linjën 0800 pa pagesë për Ligjin për të Huajt dhe...