Miratohet Projektligji për ndihmë të ndërsjellë juridike ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë

10:43 | 6 Prill 2022
A Z

Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet civile dhe tregtare, ka marrë dritën jeshile në Komisionin për Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit.

Këtë projektligj e ka prezantuar ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, i cili  kaloi me 8 vota për as një kundër dhe as një abstenim.

Haxhiu, tha se jemi zotuar që do të forcojmë bashkëpunimin me shtetet tjera.

“Jemi zotuar që do të forcojmë bashkëpunimin me shtetet tjera. Pak kohë më parë Kuvendi ka miratuar marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut dhe të njëjtën do ta bëjë edhe me Republikën e Shqipërisë. Së pari garantimi i mbrojtjes së drejtave të njeriut. Palët mes kësaj i garantojnë mbrojtje juridike palës tjetër. Fuqia juridike i dokumenteve juridike e njërës palë është edhe ndaj palës tjetër. Ndihma juridike dhe lirimi nga pagesa e taksave dhe shpenzimeve gjyqësorë. Gjykatat dhe autoritetet e palëve komunikojnë drejtpërdrejtë”, tha ajo./arbresh.info/