Nga Qendra e Skijimit në Brezovicë policia është njoftuar se për shkak të të reshurave atmosferike dhe rrezikut që u kanoset qytetarëve nga ndonjë ortek bore, Qendra e Skijimit në Brezovicë është mbyllur sot për vizitor.
Patrullat e policisë do të jenë tek udhëkryqi i rrugës që qonë për në Qendrën e Skijimit në Brezovicë dhe tek laura ku fillon Parku Nacional “Sharr” dhe do të ndalojnë të gjitha automjetet e vizitorëve, njofton policia.
Qytetarët do të njoftohen me kohë kur do të krijohen kushtet për hapjen e qendrës së skijimit, teksa luten qytetarët që të respektojnë udhëzimet e policisë.
“Ky njoftim bëhet me qëllim që mos të shkaktohen pengesa dhe bllokim i komunikacionit. Lusim shoferët e automjeteve që të respektojnë udhëzimet e policisë! Qytetarët do të njoftohen me kohë, pasi të jenë krijuar kushtet për vizitë atje”, thuhet në njoftimin e policisë./arbresh.info/
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...
Maqedonci diskuton bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe Sh...
BE mirëpret ratifikimin e Planit të Rritjes: 882 milionë eur...
Merz: Duam ta bëjmë Bundeswehr-in ushtrinë më të fortë në Ev...