“Kosova tani e ka kohën më të mirë për ta bërë “pazarin”, rreth njohjes së Kosovës nga ana e Serbisë”

11:40 | 26 Prill 2022
A Z

Ndihmës sekretarja amerikane për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried,  ka thanë se, Kosova dhe Serbia duhet të angazhohen urgjent në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian ne Bruksel, duke pasur në qendër njohjen e ndërsjellë sepse status-quoja është e paqëndrueshme.

Ajo i ka bërë këto deklarata pas takimit që ka zhvilluar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenten e Vjosa Osmani në Prishtinë.

Njohësi i çështjeve politke, Nexhmedin Spahiu vlerëson, kjo është një këshillë që e japin miqtë, por që shoqëria e “budallme” e Kosovës, dhe klasa e saj politike nuk po e kuptojnë, apo nuk duan ta kuptojnë.

“Kjo është një këshillë që e japin miqtë e Kosovës, por që shoqëria e budallme e Kosovës dhe klasa e saj politike nuk po e kuptojnë apo nuk po duan ta kuptojnë në plotninë e vet”, tha ai.

Sipas tij, Kosova tani e ka kohën më të mirë për ta bërë “pazarin” rreth njohjes se Kosovës nga ana e Serbisë.

“Kosova hapin e vet të domosdoshëm dhe kohën më të mirë për ta bërë pazarin rreth njohjes se Kosovës nga ana e Serbisë e ka tani. Sa ma shumë që ikën koha ikën në dëm të Kosovës”, tha Spahiu.

Analisti shton se nuk ka njohje të ndërsjellët, sepse Serbia nuk ka nevojë për kurrfarë njohje nga Kosova.

“Nuk ka njohje të ndërsjellët sepse Serbia nuk ka nevojë për kurrfarë njohje nga Kosova, por ka të bëjë me një pazar të cilin Kosova duhet të bëjë që ta marr njohjen nga Serbia”, tha Nexhmedin Spahiu./Fjolla Bajraktari/arbresh.info/