Aleksandër Vuçiq, ka thënë se është prishur marrëveshja e Washingtonit pasi Kosova sot miratoi nismën në Qeveri për kërkesën e anëtarsimit në Këshillin e Evropës.
Madje presidenti serb ka njoftuar se do ta mbledhë Këshillin e Sigurisë të premten.
“Prishtina tregoi se ka shkelur brutalisht marrëveshjen e Washingtonit, ndërsa pas dhjetë vjetësh shkeli marrëveshjen e Brukselit, si dhe rezolutën 1244”.
“Ne do të bëjmë çmos për të mbrojtur vendin tonë. Drejtuesit e Prishtinës janë shumë më të fortë, kjo lojë udhëhiqet nga vendet kryesore perëndimore dhe ne jemi vend i vogël liberal që ruan sovranitetin e tij dhe të drejtën për të vendosur”, shtoi Vuçiq.
“Ata morën mbështetjen e SHBA-ve për anëtarësim në Partneritetin e Paqes, e gjithë kjo nuk u vlen sepse nuk marrin dritën jeshile nga Serbia”, theksoi presidenti serb./arbresh.info/
Një muaj paraburgim për shoferin që goditi për vdekje 27-vje...
Sulmet amerikane-izraelite godasin centralin bërthamor irani...
Shqipëria publikon listën për ndeshjen ndaj Polonisë në play...
Rama mbjell lule bashkë më fëmijët e kryeqytetit në ditën e ...
21 marsi, Dita Botërore e Sindromës Down
KRU “Prishtina”: Konsumatorët që nuk nënshkruajnë kontratën ...