Ambasadori gjerman: Zhgënjyes votimi për Kryeprokuror të Shtetit në KPK

12:04 | 7 Prill 2022
A Z

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, e ka quajtur zhgënjyes procesin e djeshëm të votimit për Kryeprokuror të Shtetit në Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Ambasadori Rhode ka ripostuar reagimin e Shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, i cili e ka quajtur votimin e Kryeprokurorit të Shtetit s’ka qenë në linjë me kërkesat e BE-së.

“Kjo me të vërtetë është zhgënjyese dhe jo rruga e duhur përpara. Veçanërisht kur OJQ-të e njohura të Kosovës si Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike kanë shprehur shqetësimin e njëjtë”, ka shkruar Rhode.