S’ndërlidhet me detyrën zyrtare, IPK: Policia në kërkim të të dyshuarit

22:08 | 23 Mars 2026
E.G

Incidenti me armë zjarri i cili ndodhi sonte te Rruga B në Prishtinë, ku i plagosur mbeti zyrtari i IPK-së, nuk ndërlidhet me detyrën zyrtare.

Kështu ka konfirmuar, Arbër Beka nga IPK.

Ai tha se aktualisht Policia dhe Prokuroria kanë filluar një hetim për zbardhjen e rastit, ndërkohë që janë në kërkim të personit të dyshuar.

“IPK ju konfirmon se nê incidentin e raportuar sot rreth orës 21:00 në rrugën “B” në Prishtinë është plagosur një zyrtar i IPK-së. Incidenti nuk ndërlidhet me detyrën zyrtare. Aktualisht policia dhe Prokuroria kanë filluar një hetim për zbardhjen e rastit, ndërkohë që janë në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është identifikuar”, tha Beka.

Pamje nga vendi i ngjarjes ku u plagos një inspektor i IPK-së në rrugën B

Plagosja e një personi në rrugën B, Policia: I dyshuari është identifikuar

 

Shpërndaje në rrjete sociale