Policia në Ferizaj realizon planin operativ “Përdorimi i telefonit dhe rripi i sigurisë”, shqipton 89 gjoba

16:12 | 27 Janar 2025
E.G

Policia e Njësisë së Komunikacionit Rrugor nga data 21-26 janar 2025 ka shqiptuar 89 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes dhe 37 gjoba për mopërdorim të rripit të sigurisë.

Sipas njofitmit, këto gjoba janë shqiptuar në kuadër të planit operativ të koduar “Përdorimi i telefonit & rripi i sigurisë”, shkruan Arbresh.info.

Policia përmend edhe se cili është fokusi i këtij plani.

– Parandalimi dhe ndëshkimi i përdorimit të telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, si një ndër shkaqet e aksidenteve.

– Kontrolli i përdorimit të rripit të sigurisë nga drejtuesit dhe pasagjerët, për të garantuar sigurinë personale në rast aksidenti.

“Policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor do të jenë të pranishën në pika të ndryshme në rrugët magjistrale, por edhe në rrugët e qyteteve të rajonit : Ferizaj, Kaçanik,Shtime, Shtërpcë dhe Hani Elezit, duke përdorur teknologji moderne për monitorimin dhe dokumentimin e shkeljeve.”, thuhet në njoftim.

“Të gjithë drejtuesit e mjeteve të motorizuara inkurajohen të respektojnë rregullat e trafikut, duke kontribuar në uljen e aksidenteve dhe krijimin e një mjedisi më të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor.”, thuhet tutje.

“Mënyra e raportimit : – Drejtpërdrejt në stacionin më të afërt të policisë – Përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe
– Në numrat kujdestarë: 192, 0290/326-250, 0290/322-406 Konfidencialiteti i të dhënave tuaja do të ruhet plotësisht. Bashkë për siguri më të madhe në rrugë!”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/