Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se qyteti i Cyrihut në Zvicër ka miratuar kërkesën e komunës për dhënien e kamionëve për mbeturina.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se ky vendim është marrë pas kërkesës së komunës së Prishtinës, shkruan Arbresh.info.
“Pas kërkesës që e kemi bërë si komunë, Parlamenti i Cyrihut ka miratuar me shumicë votash dhënien e disa kamionëve për mbeturina për Kryeqytetin. Propozimi erdhi nga Partia Socialdemokrate dhe ajo Liberale. Ndërsa pati edhe kundërshtime nga një deputet i SVP-së, qëndrimet e kësaj partie ndaj Kosovës dhe shqiptarëve nuk janë të reja. Kjo është edhe një ndihmë tjerët dhe një akt solidariteti dhe mbështetjeje, veçanërisht i rëndësishëm duke pasur parasysh komunitetin e madh shqiptar që jeton e kontribuon në Zvicër”, ka shkruar Rama.
Sipas tij, kjo mbështetje është shembull pozitiv i bashkëpunimit ndërmjet qyteteve.
“Përkrahja e qytetit të Cyrihut për Prishtinën është një shembull pozitiv i bashkëpunimit ndërmjet qyteteve dhe një konfirmim i vlerave të solidaritetit. Faleminderit Cyrih, faleminderit Zvicrës”., ka shkruar ai./Arbresh.info/
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A