Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian Kaja Kallas e cila për herë të parë po qëndron në Kosovë, në konferencë për media tha se Kosova i përket familjes evropiane, por nuk ka rrugë të shkurtra për të arritur në BE. Ajo tha se përparimi arrihet vetëm përmes reformave të qëndrueshme.
Sipas saj , Kosova duhet fillimisht të dorëzojë agjendën e reformave në mënyrë që të përfitojë nga Plani i Zgjerimit, por kjo tha ajo bëhet vetëm kur ka institucione funksionale, për çka u bëri thirrje partive që të dalin nga ngërçi.
“Së pari Kosova duhet të dorëzojë agjendën e reformave e pastaj do të jetë e pozicionuar ashtu siç duhet për të përfituar nga Plani i Zgjerimit, dhe që kjo të ndodhë, Kosova duhet të ketë institucione funksionale që në mënyrë efektive mund të zbatojnë reformat. Për këtë arsye i inkurajoj gjitha partitë politike që të dalin nga ky ngërç politik që Kosova të përfitojë nga përkrahja jonë”, tha ajo.
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...