Dogana dhe Policia e Kosovës, gjatë një operacioni kontrolli në dy barnatore në qytetin e Gjilanit dhe Vitisë, ka zbuluar dhe sekuestruar sasi të konsiderueshme barnash të dyshuara si të kontrabanduara.
Sipas njoftimit, gjatë kontrollit të detajuar në ambientet e brendshme të barnatores, janë gjetur barna të fshehura, për të cilat nuk ishte paraqitur asnjë dokumentacion doganor.
“Dyshohet se këto produkte janë futur në mënyrë të paligjshme në territorin e Kosovës, duke anashkaluar procedurat e importit dhe detyrimet doganore. Sipas vlerësimeve fillestare, vlera e barnave të sekuestruara kap shumën mbi 4000 euro”, thuhet në njoftim.
Tutje në këtë njoftim theksohet se Dogana e Kosovës ka nisur procedurat hetimore ndaj pronarit të subjektit, si dhe ka njoftuar organet përkatëse për veprimet e mëtejshme ligjore.
“Task Forca mbetet e përkushtuar në luftën kundër kontrabandës, mbrojtjen e tregut të ligjshëm dhe sigurinë e qytetarëve”, përfundon njoftimi i Doganës së Kosovës./Arbresh.info/
Nagavci kërkon që Osmani të jetë mirënjohëse ndaj VV-së: Të ...
Atmosferë e jashtëzakonshme nga Dardanët në Bratislavë, Adem...
I moshuari gjendet i vdekur në rrugë, policia kërkon ndihmë ...
AKB: Kërkesat për heqjen e TVSH-së dhe akcizës, populizëm i ...
Mediumi sllovak për tifozët e Kosovës: I kanë pushtuar të gj...
Të dyshuarit për vjedhje i gjenden e sekuestrohen uniforma p...