Një 63 vjeçar është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Përgjithshmën të Gjakovës, ku edhe është konstatuar vdekja e tij.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjakovës.
Elezaj tha se sipas hetimeve të para dyshohet se viktimës i është përkeqësuar gjendja shëndetësore në vendin e punës.
“Një mashkull i lindur në vitin 1962 është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë, ku është konstatuar vdekja e tij. Nga hetimet e para dyshohet se viktimës i është përkeqësuar gjendja shëndetësore në vendin e punës (ku ishte duke punuar si roje sigurie), në rrugën “Ëesley Clark”, rreth orës 08:45. Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pa jetë është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor. Hetimet janë në zhvillim për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, tha Elezaj./Arbresh.info
Presidenti shqiptar uron Albulena Haxhiun për zgjedhjen si k...
Presidentes i dorëzohet emri i Albin Kurtit si mandatar për ...
Abdixhiku pas konstituimit të Kuvendit: LDK do të jetë zë i ...
Kuvendi u konstitua – Çfarë pritet tash?
Osmani uron Haxhiun për detyrën, kërkon bashkëpunim ndërinst...
“Qëndroni në ambientet e Kuvendit, sot votohet Qeveria...