Pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia dhe ministri i Financave Hekuran Murati kanë mbajtur konferencë për media.
Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia edhe një herë u bëri thirrje qytetarëve që të caktojnë terminë dhe të vaksinohen.
Ai tha se Kosova aktualisht ka mbi 600 mijë vaksina të sigurta dhe efikase.
“Aktualisht kemi mbi 600 mijë vaksina të sigurta dhe efikase ju bëje thirrje qytetarëve që të caktojnë ternim dhe të vaksinohen. Nga nesër një person mund të caktojë terminë deri në 10 persona për familjar apo miq”.
Vitia tha se, të dhënat e fundit nga IKSHPK tregojnë se ka rënie të numrit të rasteve.
“Të dhënat e fundit nga IKSHPK na flasin për një rënie të numrit të rasteve, ku shkalla e pozitivitetit të mostrave të testuara ka rënë në 8%. Numri i spitalizimeve mbetet i lartë. Falënderoj stafin shëndetësor që përtej lodhjes, po vazhdon me vetëmohim të ofrojë ndihmën”, tha Vitia. /arbresh.info/
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...