Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri thotë se Lëvizja Vetëvendosje po mundohet t’i manipulojë qytetarët me statistika rreth operacioneve kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Tahiri përmes një shkrimi në Facebook tha se nëse krahasohet viti 2021 me vitin 2019, rezulton që në fakt gjatë Qeverisë Kurti, krimi i organizuar e korrupsioni është duke u luftuar dukshëm më pak se sa në vitin 2019.
Sipas Tahirit, statistikat e mëposhtme tregojnë pasqyrën e vërtetë të situates.
Postimi i plotë:
Lëvizja Vetëvendosje paska publikuar disa statistika rreth operacioneve kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit duke tentuar të manipulojë qytetarët përmes disa shifrave të cilat kanë kuptim vetëm nëse analizohen me periudhat paraprake.
Nëse krahasojmë vitin 2021 me vitin 2019, rezulton që në fakt gjatë Qeverisë Kurti, krimi i organizuar e korrupsioni është duke u luftuar dukshëm me pak se sa në vitin 2019. Statistikat e mëposhtme tregojnë pasqyrën e vërtetë të situatës.
Në fushën e krimit të organizuar, krimeve të rënda, krimeve ekonomike dhe korrupsionit si dhe terrorizmit situata është si më poshtë:
? Bastisje dhe lokale të kontrolluara, 57% më pak në vitin 2021 (1072) në krahasim me vitin 2019 (2481);
? Operacione të realizuara, 51% më pak në vitin 2021 (571) në krahasim me vitin 2019 (1156);
? Kallëzime penale, 49% më pak në vitin 2021 (1091) në krahasim me vitin 2019 (2122)
? Persona të arrestuar, 39% më pak në vitin 2021 (1356) në krahasim me vitin 2019 (2233)
? Raste të trajtuara, 37% më pak në vitin 2021 (1613) në krahasim me vitin 2019 (1613)
Në fushën e trafikimit me narkotikë:
? Kallëzime penale, 60% më pak në vitin 2021 (541) në krahasim me vitin 2019 (1363)
? Numri i personave të dyshuar në kallëzime penale, 55% më pak në vitin 2021 (738) në krahasim me vitin 2019 (1641)
? Persona të arrestuar, 51% më pak në vitin 2021 (792) në krahasim me vitin 2019(1625)
? Raste të iniciuara, 50% më pak në vitin 2021 (726) në krahasim me vitin 2019 (1450)
? Konfiskim i bimëve të kanabisit, 65% më pak në vitin 2021 në krahasim me vitin 2019
? Konfiskim i heroinës, 53% më pak në vitin 2021 në krahasim me vitin 2019
? Konfiskim i marihuanës, 39% më pak në vitin 2021 në krahasim me vitin 2019
Në luftën kundër krimeve ekonomike dhe korrupsionit:
? Raste të hetuara, 48% më pak në vitin 2021 (339) në krahasim me vitin 2019 (658)
? Kallëzime penale, 45% më pak në vitin 2021 (300) në krahasim me vitin 2019 (541)
? Numri i personave të dyshuar në kallëzime penale, 35% më pak në vitin 2021 (736) në krahasim me vitin 2019 (1124) /arbresh.info/
Gjykata i jep të drejtë ushtarakes së FSK-së, Ministria e Mb...
Tragjedia e familjes shqiptare në Itali, ambulanca u vonua p...
Goditi një këmbësor në Fushë Kosovë, arrestohet e dyshuara
Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, Policia e Ferizajt shqi...
Arrestohet djali i cili dyshohet se tentoi të vras babain me...
Milano 2026, një olimpiadë që bën thirrje për paqe në një bo...