Policia jep detaje për vrasjen e dyfishtë në Pejë

10:05 | 9 Shtator 2021
A Z

Dy të vrarë dhe një i plagosur është bilanci i një incidenti të armatosur që ka ndodhur mbrëmë në Pejë reth orës 20:15.

Nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e dy viktimave meshkuj, ndërsa viktima e tretë për shkak të lëndimeve të marra është dërguar për trajtim në Qendren Klinike dhe Universitare.

Bëhet fjalë për Astrit Ademajn, i cili ishte kandidat i PDK-së për kryetar të Pejës dhe Blerand Kadriajn, i cili në vitin 2017-të kishte garuar për të parin e Deçanit.

Njoftimi i plotë i PK-së:

Pejë, 08.09.2021 – 20:15. Është raportuar të shtëna me armë zjarri. Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes, për shkak të plagëve të marra, viktimat janë dërguar në spitalin e Pejës për trajtim mjekësor. Nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e dy viktimave meshkuj kosovarë, ndërsa viktima e tretë për shkak të plagëve është dërguar për tretman në QKUK-Prishtinë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili pas analizimit të rastit ka bërë ri- cilësimin e viktimës së tretë në të dyshuar dhe me vendim të prokurorit, tani i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme