Masat e reja/ Të pavaksinuarit nuk mund të hipin në transport publik

21:04 | 30 Nëntor 2021
A Z

Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja anti-Covid.

Të gjithë personat që përdorin transportin publik duhet të posedojnë certifikatën e vaksinimit të plotë (me dy doza) kundër Covid19.

Njoftimi i plotë:

J. [Transporti publik]

54. Ndalohet hyrja në mjetet e transportit publik pa maskë.

55. Operatorët e transportit rrugor të udhëtareve lejohen të punojnë duke shfrytëzuar 50% të kapacitetit të ulëseve.

56. Në taksi lejohen të udhëtojnë deri në dy (2) udhëtarë.

57. Stafi dhe pasagjerët e transportit publik duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.3, në mënyrë që t’u lejohet veprimtaria, respektivisht udhëtimi në mjetet e transportit publik.

58. Secili operator është i obliguar të caktojë një apo më shumë persona përgjegjës në çdo mjet të transportit publik, që do të kontrollojnë pasagjerët për posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.3./arbresh.info/