Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, kanë bërë homazhe te busti i ish-sekretares së Shtetit, Madeleine Albright.
Kryeministri Albin Kurti tha se ndërhyrja e NATO-s për të ndalur gjenocidin në Kosovë me bombardimet kundër Serbisë së Millosheviqit, padyshim se mbanë vulën e zonjës Albright, e për këtë do t’i jemi përjetë mirënjohës.
Tutje, Kurti tha se ajo në politikë ishte historiane, në histori ishte diplomate dhe në diplomaci ishte politikane.
“Ajo në politikë ishte historiane, në histori ishte diplomate, ndërsa në diplomaci ishte politikane. Kur kemi parasysh përvojën e saj jetësore, si emrigrante hebreje në SHBA e cila fëmijërinë e ka kaluar gjatë luftës së dytë botërore dhe është shkolluar në vendin tempull të demokarcisë dhe është bërë sekretarja e parë e shtetit grua, kemi të bëjmë me një figurë që nuk i takon vetëm shekullit 20 por edhe 21”, tha Kurt.
Albright, në moshën 84 vjeçare më 23 mars ndërroi jetë, raporton arbresh.info.
Albbright i është gjendur popullit të Kosovës në momentet më të vështira./arbresh.info/





Sinani uron Kurtin: Presheva do të jetë kontribuese aktive n...
Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm i...
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...