Kuvendit i Kosovës pritet që të formojë Komisionin për Ndihmë Shtetërore që do të përbëhet nga dy anëtarë, shkruan arbresh.info.
E kandidatët për anëtarë në këtë komision janë, Fatlume Jaha, Shkodran Manaj, Vlora Haziri dhe Ardian Hoti.
Votimi për këta kandidatë do të bëhet në mënyrë të fshehtë.
“Zgjedhja e anëtarëve të Komisionit për ndihmë shtetërore bëhet me votim të fshehtë me shumicën e votave të deputetëve të Kuvendit që marrin pjesë në votim. Nëse në raundin e parë të votimit asnjëri nga kandidatët e propozuar nuk i merr votat e mjaftueshme atëherë konkursi përsëritet. Nëse në raundin e parë të votimit zgjidhet vetëm një anëtar atëherë mbahet raundi i dytë i votimit për një tjetër anëtar me dy kandidatët më të votuar në këtë proces, duke e hequr kandidatin me më së paku vota nga raundi i parë i votimit” tha Konjufca.
Konjufca, mes tjerash, tha se për të bërë këtë votim të fshehtë kërkohet formimi i një komisioni të votimit në Kuvend./arbresh.info/
Sot fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4