Inspekcioni në Gjilan dënon me nga 700 euro dy thertorët që ndotën ujin e lumenjve me gjakun e kafshëve

13:53 | 6 Prill 2022
A Z

Inspekcioni në komunën e Gjilanit i ka dënuar me nga 700 euro dy thertoret që ndotën lumenjtë me mbetje të kafshëve në këtë qytete.

Për këtë gjë ka njoftuar kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve dhe bizneseve që të shtojnë kujdesin ndaj ambientit.

“Gjatë 24 orëve të fundit nga drejtoria e Inspekcionit, pas inspektimeve në terren dhe sigurimit të dëshmive nga palët ankuese, janë shqiptuar gjobat konform Rregullores Komunale pasi që është konstatuar ndotja e lumenjve me gjak dhe mbetje fundrrinore, e cila është bërë gjatë trajtimit të ujërave të impianteve të dy therrtoreve në afërsi. Lusim të gjithë qytetarët dhe bizneset të shtojmë kujdesin në ruajtjen e ambientit!”, ka shkruar ai.