Donfried eliminon rrezikun e cenimit të sigurisë së Kosovës, thotë se SHBA po përkushtohet fuqishëm

18:47 | 25 Prill 2022
A Z

Zëvendës-Sekretarja amerikane e Shtetit për Çështje Europiane dhe Euro-Aziatike, Karen Donfried, ka përkujtuar se nën vazhdën e deklarimeve për cënimin e sigurisë së Kosovës, SHBA-ja dhe aleatët e saj mbështesin fuqishëm vendin.

Ajo këto deklarata i ka bërë në Kosovë, në një konferencë pas takimit që pati me presidenten Vjosa Osmani. Së këndejmi, ajo përkujtoi edhe misionin e KFOR-it në Kosovë, teksa u shpreh se shteti i saj janë krenarë që mund ta quajnë aleat shtetin kosovar.

“Dëshirojë t’ju sigurojë që përkushtimi i SHBA-së dhe i aleatëve tanë vazhdojë të mbetet i fuqishëm. KFOR-i i cili është zbarkimi më i madh i NATO-s është një manifestim më i madh, i dukshëm, i përkushtimit të dukshëm për sigurinë e stabilitetin e Kosovës”, tha ajo./arbresh.info/