Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim Lukas Mandl, Eurodeputet e Udhëheqës i Misionit të BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve Lokale në Kosovë 2021.
Përmes një postimi në facebook, Abdixhiku ka shkruar se në këtë takim ju është dorëzuar raporti me të gjeturat për Zgjedhjet Lokale 2021 në Kosovë.
Postimi i plotë;
Sot, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim z. Lukas Mandl, Eurodeputet e Udhëheqës i Misionit të BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve Lokale në Kosovë 2021.
Me këtë rast z. Mandl dorëzoi raportin me të gjeturat për Zgjedhjet Lokale 2021 në Kosovë, për të cilin Kryetari Abdixhiku deklaroi se LDK do të angazhohet që të implementohen të gjitha rekomandimet që dalin nga ky raport.
Kryetari Abdixhiku falënderoi z. Mandl, si mik i Kosovës dhe ekipin që ai udhëhoqi për punën e madhe dhe rolin e pazëvendësueshëm të tyre në zgjedhjet lokale 2021.
Kosova është shembull në rajon për organizim të zgjedhjeve sipas standardeve të BE-së dhe LDK do të angazhohet edhe më tutje që procesi zgjedhor të reformohet sipas rekomandimeve të dhëna./arbresh.info/
Thaçi mirënjohës ndaj qytetarëve që e uruan sot për ditëlind...
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përk...
Kuvendi miraton rezolutën për Luginën, Haxhiu: Hap i rëndësi...
Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e j...
Cakolli: KQZ-së s’i takon të merret me afatet për formimin e...
Papa Leoni Thirrje ShBA-së dhe Iranit për rikthim në tavolin...