Zjarri me mbi 50 viktima në Koçan, Osmani: Lajm shkatërrues, një tragjedi përtej fjalëve

10:28 | 16 Mars 2025
E.G

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka reaguar pas tragjedisë në Koçan të Maqedonisë së Veriut ku humbën jetën 51 persona nga djegia e një diskoteke.

Me anë të një postimi në “X”,  Osmani shprehu ngushëllime për viktimat dhe të gjithë popullin e Maqedonisë së Veriut, shkruan Arbresh.info.

“Lajm shkatërrues nga Koçani, Maqedonia e Veriut. Humbja e shumë jetëve të reja është një tragjedi që nuk mund të thuhet. Ne shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta dhe qëndrojmë pranë familjeve të viktimave dhe gjithë popullit të Maqedonisë së Veriut në këtë kohë të vështirë. Ju jeni në mendimet dhe lutjet tona”, ka shkruar presidentja Osmani.

Të paktën 51 persona kanë vdekur në orët e vona të natës në qytetin lindor të Maqedonisë së Veriut, Koçan, si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një klub nate.

Ndërsa raporothet për mbi 100 persona kanë mbetur të lënduar. Të lënduarit sipas ministrit të brendshëm, Pançe Toshkovki janë dërguar për kurim në spitalin e Shtipit dhe në spitalet e Shkupit./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Të paktën 50 persona të vdekur si pasojë e zjarrit në një klub nate në Maqedoninë e Veriut

Shpërndaje në rrjete sociale