Ka ndërruar jetë themeluesi i Kirurgjisë Plastike në Kosovë, Adnan Shabani.
Sipas një njoftimi nga kjo Klinikë, varrimi i të ndjerit do të bëhet të hënën në vendlindjen e tij në Shkup.
“Me pikëllim të thellë njoftojmë se ka ndërruar jetë themeluesi i Kirurgjisë Plastike në Kosovë, mjeku i shquar dhe humanisti i madh, Dr. Adnan Shabani. Dr. Shabani ishte pionier i kirurgjisë plastike në vendin tonë, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në themelimin, zhvillimin dhe ngritjen profesionale të kësaj fushe në Kosovë. Me profesionalizëm të lartë, përkushtim të palodhur dhe zemër të madhe, ai ka lënë gjurmë të pashlyeshme në jetë dhe në shëndetin e mijëra pacientëve. Klinika e Kirurgjisë Plastike e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ndan dhimbjen me familjen, kolegët dhe gjithë ata që patën fatin ta njohin nga afër. Humbja e Dr. Adnan Shabanit është e pazëvendësueshme, por trashëgimia e tij do të jetojë përgjithmonë në profesionin tonë dhe në kujtimet tona. Varimi i te ndjerit behet me daten 07 e hene ne vendelindjen e tij ne Shkup. Pusho në paqe, Doktor. Me respekt të thellë, Klinika e Kirurgjisë Plastike – QKUK”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta
Çeku prezanton planin 10-vjeçar për zhvillimin e Çarshisë së...
Numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike shkon në 45%, ...
Tragjedi në Maqedoni: Ndërron jetë 2-vjeçari që u godit me p...
Pejë: Dorëzohet në polici i dyshuari për plagosjen e 22 dhje...
Hetuesja policore në Suedi mori pushim mjekësor, por u zbulu...