Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka përgëzuar kadetët Arlind Shefiku dhe Enderon Vuthaj, si dhe majorin Gëzim Osmani dhe nënkolonelin Gëzim Sada, për diplomimin e tyre me sukses në disa nga akademitë dhe kolegjet më prestigjioze ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Me anë të një postimi në Facebook, Osmani vlerësoi këtë arritje si dëshmi e profesionalizmit në rritje të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe një hap të rëndësishëm drejt forcimit të mëtejshëm të kapaciteteve ushtarake të vendit, shkruan Arbresh.info.
“Suksesi i tyre është jo vetëm një krenari për FSK-në, por edhe për gjithë Republikën e Kosovës. Ky është një shembull i përkushtimit dhe përgatitjes së ushtarakëve tanë që po rriten me standardet më të larta ndërkombëtare. Rruga jonë drejt integrimit euroatlantik bëhet më e sigurt me kuadro të tilla të përgatitura dhe të përkushtuara,” tha ajo.
Ajo gjithashtu ka shprehur mirënjohje të thellë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke i cilësuar si një aleat të pazëvendësueshëm të Kosovës, që në vazhdimësi ka ndihmuar në ngritjen profesionale të kuadrove ushtarake përmes programeve të edukimit dhe trajnimeve.
“Suksesi i tyre është arritje për Forcën e Sigurisë së Kosovës, për Republikën tonë dhe një dëshmi e qartë e profesionalizmit në rritje të ushtarakëve tanë, gjë që e bënë edhe më të sigurt rrugën tonë drejt integrimit të plotë euroatlantik.”, ka shkruar Osmani.
“Mirënjohje të përhershme për SHBA-në – aleatin tonë të pazëvendësueshëm, për shkollimin e vazhdueshëm të kuadrove tona.”, shtoi ajo./Arbresh.info/
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...