Një incident mes tifozëve të Dritës dhe atyre të Copenhagen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Prishtinë.
Përleshja ka ndodhur te “Kafet e Rakisë” rreth orës 19:00.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Prishtinë, Enis Pllana.
“Sot rreth orës 19:00 ka ndodhë një incident, ku disa tifozë janë përleshur mes vete. Si pasojë, tre persona kanë pësuar lëndime, të cilët edhe kanë pranuar tretman mjekësor. Policia ka vënë situatën nën kontrollë, ku ka arrestuar tre persona dhe disa të tjerë i ka shoqëruar për në stacion policor”, ka thënë Pllana.
Ndeshja e kthimit mes Dritës dhe Copenhagen, që është në kuader të kualifikimeve për Champions League, zhvillohet sonte në Prishtinë, ndërsa në takimin e parë të zhvilluar në Danimarkë, skuadra daneze ka triumfuar me rezultat 2-0./Arbresh.info/
Kurti në radion e shqiptarëve në Zvicër: LDK më refuzoi, pas...
Sulmi terrorist, Begaj: Shqipëria, në solidaritet të plotë m...
Bota e dënon sulmin vdekjeprurës në plazhin australian
Presidentja Osmani nderohet me ‘Çmimin Boniafcio VIII’
Ballkani mposht Prishtinën dhe forcon kreun, derbi në Gjilan...
Abdixhiku publikon fotografi nga tubimi në Zvicër: Të fala n...