Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku ka reaguar tërheqjes së Ben Emersonit si avokat mbrojtës i ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.
Sipas tij, largimi i tij ka ardhur si mungesë e fondeve, shkruan Arbresh.info.
“Pas largimit të avokatit kryesor të Hashim Thaçit, sot qenka larguar edhe avokati kryesor i Kadri Veselit! Largimi i tyre për mungesë të fondeve është lajm i mirë për kundërshtarët e UÇK-së, Serbinë dhe Gjykatën Speciale!”, ka shkruar ai.
Ai tha se reduktuesit e fondeve janë duke i shërbyer të keqes.
“Ata që po i reduktojnë apo ndalojnë këto fonde, janë duke i shërbyer së keqes. Por, pavarësisht kundërshtarëve të lirisë, le të kuptohet se pushtuesi nuk mund të kthehet më.”, shtoi Klinaku.
Gjykata Speciale sot ka njoftuar për miratimin e kërkesës së avokatit Ben Emerson, për tërheqje nga ekipi mbrojtës i ish-kryetarit të Kuvednit, Kadri Veseli.
Në vendim thuhet se Veseli dhe Emmerson kanë konfirmuar se janë pajtuar për ndërprerje të marrëdhënies avokat-klient bazuar në “një prishje të parevokueshme në marrëdhënien avokat-klient”./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
“Prishje e parevokueshme” – kjo është arsyeja pse Veseli e largoi Emmersonin
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit