Policia Rajonale e Ferizajt gjatë patrullimeve me “veturë inteligjente” e cila ka të instaluara pajisje të avancuara elektronike (sensorë dhe radarë), ka identifikuar dhe shqiptuar 680 gjoba për kundërvajtje të ndryshme gjatë muajit janar 2025.
Sipas njoftimit, shkeljet më të shpeshta përfshijnë:
– Mosrespektimi i shpejtësisë së lëvizjes, 370 gjoba
– Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, 38 gjoba
– Skadimi i regjistrimit të automjetit, 32 gjoba
– Xhamat e errësuar në automjet, 29 gjoba
– Mos përdorimi i rripit të sigurisë, 20 gjoba
– Drejtimi i mjetit pa patentë shoferi, 17 gjoba
– Tejkalime të parregullta, 12 gjoba
– Shkelje të tjera, 162 gjoba
Po ashtu, apelohet tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të kontribuojnë në rritjen e sigurisë në rrugë.
Gjithashtu, u bën thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo kundërvajtje të vërejtur në trafik./Arbresh.info/
“Benita, raportin me mua e ka pasur vetëm lojë”, deklaron Kl...
Nisin Lojërat Olimpike Dimërore
Trump: Bisedimet SHBA-Iran javën e ardhshme
Ligji i ri në Kroaci – Lehtësime të mëdha edhe për punëtorët...
Përfaqësimi i Kosovës në LO, Osmani: Jemi me ju – sot, nesër...
Spitali i Pejës jep detaje për aksidentin ku vdiq një grua n...