Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës ka njoftuar se nesër do të mbahet aktiviteti në ambientet e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, duke filluar nga ora 12:00 për nder të shënimit të Ditës Botërore të Shëndetësisë 2025.
Këtë vit, ngjarja organizohet me moton e OBSH-së “Fillime të shëndetshme, të ardhme me shpresë”, dhe do të shënohet me promovimin e programit të ri “Kujdesi në Grup për Prindërim”, i cili zbatohet në Kryeqytet nga institucionet e Kujdesit Parësor Shëndetësor, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe me mbështetjen e UNICEF-it në Kosovë, shkruan Arbresh.info.
Sipas njoftimit, aktiviteti do të mbahet nga ora 12:00
Agjenda përfshin:
• Fjalë hapëse nga Dr. Izet Sadiku, Drejtor i Shëndetësisë në Kryeqytet
• Fjalim nga z. Përparim Rama, Kryetar i Komunës së Prishtinës
• Fjalim nga Dr. Arben Vitia, Ministër i Shëndetësisë
• Fjalim nga znj. Veronika Vashchenko, Shefe e zyrës së UNICEF-it në Kosovë
Ju ftojmë ta ndiqni ngjarjen./Arbresh.info/
Haxhiu: Don Kelmendi la trashëgimi vlerash për t’u përcjellë
Vincius: Dua të qëndroj shumë vite te Real Madridi
Shtëpia e Bardhë: Trump nuk e ka miratuar idenë e armëpushim...
Irani thotë se Ngushtica e Hormuzit nuk hapet
Osmani përkrah protestat e studentëve shqiptarë në Maqedoni ...
Goretzka paralajmëron Real Madridin: Mund të fitojmë gjithçk...