Dy persona dyshohet se nën kërcënimin e armës i kanë grabitur një personi një zinxhir qafe nga ari dhe një orë dore.
Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në Gjilan, shkruan Arbresh.info.
Sipas njoftimit, të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur me një veturë me targa vendore.
Rasti është duke u hetuar.
“Gjilan / 18.01.2025-19:30. Raportohet se dy të dyshuar meshkuj kosovar të shoqëruar nga një i dyshuar tjetër nën kërcënimin e një sëpate dhe thike, i kanë grabitur viktimës m/k një zinxhir qafe nga ari dhe një orë dore. Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur me një veturë me targa vendore, rasti nën hetime.”, thuhet në raportin e policisë./Arbresh.info/
Prokuroria: Të akuzuarit patën rol të fortë kolektiv në Shta...
Municion dhe pajisje ushtarake me emblemë të Serbisë zbulohe...
I harruari i FIFA-s dhe Topit të Artë, Raphinha nderohet në ...
Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Prishtinë
71-vjeçarja humb jetën në Greqi pasi u përplas aksidentalish...
I ofroi 5 euro ryshfet policit në Vërmicë, arrestohet shteta...