Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, mirëpriti sot ish-Presidentin e Republikës së Kroacisë, Stepjan Mesić.
Sipas njoftimit, Kurti shprehu mirënjohjen e thellë për kontributin e çmuar të Presidentit Mesić, i cili, gjatë fundviteve ’80 dhe në fillim të viteve ’90, doli publikisht në mbrojtje të drejtave të shqiptarëve të Kosovës, shkruan Arbresh.info.
Më vonë, nga pozita e Presidentit të Kroacisë, ai dha mbështetje të palëkundur për përpjekjen tonë për liri dhe pavarësi.
Në këtë takim të përzemërt, u evokuan momente të rëndësishme të dy popujve dhe u diskutua për zhvillimet aktuale, me theks të veçantë mbi bashkëpunimin në rritje ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë.
U theksua rëndësia e thellimit dhe zgjerimit të këtij bashkëpunimi në të gjitha fushat, e posaçërisht në atë të mbrojtjes dhe sigurisë.
U konstatua që gjendja në rajonin e Ballkanit është shumë më e mirë se para tri dekadave, por edhe që disa probleme janë të vjetra nga ajo kohë.
Për kontributin e tij në mbrojtjen dhe afirmimin e të drejtave të popullit tonë në periudha vendimtare historike, presidenti Mesiç së fundmi mori titullin Qytetar Nderi i Gjilanit./Arbresh.info/

Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputetë në listën e PDK-...
Petritsch, Kosovës: Lëvizni nga së qenit problem për Evropën...
Gjilani jep detaje mbi lëndimin e Vokli Laroshit