Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Sipas njoftimit, në takim u diskutua për marrëdhëniet midis dy vendeve, për projektet e përbashkëta që synojnë thellimin e mëtejshëm të këtyre raporteve, zhvillimin e vendit tonë në sfera të ndryshme, ruajtjen dhe avancimin e interesave dhe qëllimeve të përbashkëta, shkruan Arbresh.info.
Konjufca e njoftoi ambasadorin për çështje të aktualitetit, duke theksuar se Republika e Kosovës është e interesuar që ta ketë vazhdimisht përkrah një aleat të pazëvendësueshëm si Britania e Madhe, në synimin e forcimit të sigurisë dhe stabilitetit, zhvillimit ekonomik dhe demokratizimit të vazhdueshëm, si dhe integrimeve nëpër strukturat dhe organizatat ndërkombëtare.
“Mbështetja e Britanisë së Madhe për Kosovën është e hershme dhe tepër e rëndësishme, prandaj dhe kryetari Konjufca shprehu mirënjohjen ndaj këtij kontributi të Britanisë së Madhe, duke kërkuar që të vijohet sa më intensivisht tradita e bashkëpunimit të ngushtë.”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq ambasadori britanik e falënderoi kryeparlamentarin për pritjen, e njëkohësisht theksoi se mbështetja e Britanisë së Madhe në drejtim të Kosovës do të vazhdojë, si dhe shprehu gatishmërinë dhe angazhimin e tij të bashkëpunimit me institucionet e Republikës së Kosovës, për të avancuar në çdo drejtim raportet midis vendeve tona./Arbresh.info/
A funksionon vërtet vitamina C për trajtimin e ftohjeve?
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim