Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) nga data 11 deri më 13 prill, do të realizojnë ushtrime në zonën e Cërnishës
Sipas njoftimit, do të ketë lëvizje të këmbësorisë dhe automjeteve ushtarake, shkruan Arbresh.info.
“Ju njoftojmë se, bazuar në planin e stërvitjeve të Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), nga data 11 deri më 13 prill 2025, do të realizohen ushtrime ushtarake. Njësitë tona do të realizojnë ushtrime në zonën e Cernushës, në territorin e Komunës tuaj, ku do të ketë lëvizje të këmbësorisë dhe automjeteve ushtarake”, thuhet në njoftim.
Thuhet se qytetarët po informohen në mënyrë që të shmangin çdo pasiguri.
“Ky njoftim le të shërbejë si informacion për qytetarët për të shmangur çdo pasiguri”, thuhet tutje në njoftim./Arbresh.info/
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...