Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur procesin e numërimit të votave për kandidatët, ndërkohë që do të bëhet edhe verifikimi i votave për subjektet politike.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka deklaruar se ky verifikim është i paraparë me aktet nënligjore dhe ka për qëllim eliminimin e çdo dyshimi që mund të ketë lindur gjatë publikimit të rezultateve zgjedhore.
“Ky verifikim është paraparë me akte nënligjore dhe kjo do të largojë të gjitha dilemat që janë paraqitur gjatë publikimit të rezultateve të zgjedhjeve”.
Elezi ka thënë se gjatë ditës së sotme pritet të publikohen statistikat e votave me kusht për secilën komunë.
Ai ka sqaruar gjithashtu disa dilema lidhur me të dhënat e publikuara në uebfaqen e KQZ-së, ku është vërejtur një mospërputhje mes numrit të votuesve dhe votave të numëruara për subjekte.
“Pjesëmarrja në votime e procesuar në uebfaqen e KQZ-së është 92 përqind, ndërsa rezultatet për subjektet politike janë procesuar mbi 99 përqind. Për këtë arsye, në disa raste, mund të ketë më shumë vota të numëruara sesa votues të raportuar,” ka sqaruar ai.
KQZ pritet të përmbyllë procesin e numërimit dhe verifikimit në ditët në vijim, duke garantuar transparencë dhe saktësi në publikimin e rezultateve përfundimtare.
Kryetarët serbë: Në takim me ministrin Krasniqi nuk u diskut...
Sinisha Karan zgjidhet president i Republikës Sërpska
Kuvendi mblidhet në orën 15:00, në rend dite ratifikimi i ma...
Avokati kryesor i Rexhep Selimit: Duhet të shpallet i pafajs...
Komisioni për Buxhet miraton buxhetin e vitit 2026, radha te...
Aksion i madh në Çarshinë e Gjatë në Pejë, cak argjendaritë